A space to bring together all the Albanian writers in G.B.

Refleksion pas Takimit Poetik të Safolkut

Nga Shpetim Alimeta


Kërkohet shumë dashuri ndaj fjalës dhe artit të fjalës -Poezisë- që të ngrihesh herët një ditë të Shtune, pas një jave te lodhshme e të ngjeshur, dhe të udhetosh 100 milje larg, drejt një takimi me njerëz që nuk i ke takuar më para.
E megjithese Ti mundet të kesh lexuar ndonjë varg ose poem nga shkrimet e Tyre tek-tuk, nëpër periodike dhe rrjete interneti , Ti përseri tutesh nga një ‘Ftesë’ për të marë pjese në një ‘Takim Poetik’ diku në breg të Lumit Orwell, pa qenë ndonjë herë atje, pa e ditur se me kë do te ulesh prane në tryeze, pa e ditur se me kë do të shkëmbesh mendime rreth dickaje që është ca si e pakapshme, ca si e brendëshme dhe mjaft intime, sic mund të jetë Poezia vetë.

Në c’gjuhë do lexojmë? Si do të kumboj zëri gjatë leximit? Sa e madhe do jete salla? Ka mikrofonë? Cilën poezi do t’zgjedhe për t’lexuar? Si do të vishemi? Po ushqimi, do mjaftojë? Po parkingu, a është afër? Po trenat? Po sikur me ra shi?

Këto dhe një dyzinë tjeter pyetjesh, ndoshta më të koklavitura si keto me sipër, mjaftuan për të patur një moment stepje dhe dyshimi, një natë para aktivitetit për mua dhe bashkëpunëtorin tim në këtë projekt, mikun tim poet, Zt Syla.

Por, me të bujtinur të posa-ardhurit, me të shpërndare kafet dhe çajin e parë per disa nga poetët dhe poeteshat pjesmarëse, menjehere e kuptuam se do të qe nje dite e mbarë dhe interesante.
S’kaloi shumë dhe aroma e kafes mbushi paradhomen dhe bisedat nisen ashtu natyrshëm sikur të ishim takuar gjithmonë më përpara, sikur të rinisnim një bisedë ndërprerë dikur në t’kaluar pa ceremonira dhe prezantime paraprake.

Ishte koha të zhvendoseshim në dhomën tjetër ku nje tryeze e rumbullaket vuri sejcilin prej nesh në nje raport miqsh të pa emer, në një konfidence dasmoresh apo në një mejtim kalorësish të ardhur prej larg që mezi prisnin të tregonin arsenalin e çmuar të vargjeve.

Dikush lexoi nje krijim të një ‘kolegu’ në shënjë respekti dhe dashamirësie me një interpretim befasues; dikush lexoi nje krijim të Tijin në Shqip apo Anglisht dhe shpesh kycja, nga njera gjuhë në tjetrën, bëhej me aq lehtësi sa të dukej e pabesueshme; dikush lexoi nga një botim i fundit; dikush nga miku i ardhur nga larg, dikush nga të parat e saj e tjetri nga më të fundit.
Por në mes leximit të poezisë , pa tjetër që merte flak dhe cohej debati në gjëra që kishin lidhje me historinë, me bashkesinë Shqipfolëse ketu, me brezin e ri, me gjuhën e lashtë shqipe, me Abetaret, me përkthimin, me botimet, dhe si pa kuptuar kishim filluar të kthenim gotat e para të verës Pinot Grigio dhe Cabërnet apo gllenken e parë të Birrës së dashur të Safolkut.
Dhoma ku ishim mbledhur megjithëse qe e bollshme dhe komode kishte filluar kështu, të bëhej e vogel për diskutimet e nxehta herë-herë. Shpesh duhej edhe njefarë ‘drejtimi’ pasi mundet të endeshim edhe në kanale apo ullaja ku një Zot s’kishte për t’na cuar nga ajo Tryezë Poetike, per të paktën dhe një katër-a-pese ditë tjera.

Ndonjëherë Poezia tërhiqej për t’ja lënë vendin kritikës, ndonjëherë kaloheshe në edhe në deklarime dhe opinione shpengu e krejt personale, por gjithësese pa shumë mundim, Ne mundem të mbanin së bashku aftër ‘qoshese’ ate per te cilen ishim dhe mbledhur: Poezinë dhe artin e vargut e të fjalës si një zjarr magjik.

Aty u lexuan poezi dhe krijime nga Valbona Voca, nga Sokol Syla, nga Brunilda Sejati, nga Shpetim Alimeta, nga Petrit Kucana, nga Hyda Ismaili nga Mehmet Elshani, nga Gazmend Kryeziu, nga Nikolin Nilaj dhe poezi nga poetët Anglofon si Maya Angelou, Robert Browning, Housman etj, etj.

Dhe vetëm kur e kuptuam, se edhe për disa dite rresht, përseri nuk do të mjaftonin për ndërhyrjet, për leximet që krijonin një zhytje në një gjendje tjetër dhe të mejtueshme, për opinionet tona apo dëshiren per të shijuar atë gotë vere apo një pëshpërime me pjesmaresin tjetër një karige më tutje, ateherë na u desh të coheshim për të vazhduar një ‘finale’ që dote ishte një poemë më vete, atë të mbjelljes së fidanit të Lisit në parkun e Kishës së Krishtit aty afër qëndrës në Ipsuic.
Kjo ‘finale’ qe një ide e gjetjes së pikave të takimit midis kultures nga kishim ardhur, asaj Shqipe, dhe kultures në tokën e të cilës ishim vendosur, kësaj Britanike.
Ky xhest miqsor, që ishte mbillja e një fidani Lisi në një Park pas Takimit Poetik, shërbeu si një shenjë e një vullneti të mirë dhe një respekti të thellë për traditën e letërsisë Angleze dhe asaj Shqiptare.

Por nuk duhet haruar se në të dyja kulturat tona, në kulturen Shqipe, që nga Orakujt e Dodones dhe në atë Britaneze, që prej Druideve, figura apo ‘simboli i Lisit’, ështe mjaft i përhapur, shumë i lashte dhe shume i shenjtë. Mbjellja e 'fidanit të Lisit në Christchurch Park, qe me të vertet dicka e bukur dhe e gjetur . Kjo ide u pëlqye nga vetë poetet pjesmares dhe nga opinioni i ketushem në Ipswich të cilet u gjeten të befasuar me veprimin e deshires së mire nga ana e komunitetit Shqiptar në Angli.
Për këtë aktivitet është dashur bashkepunimi midis anëtareve të ‘Klubi të Poeteve Shqiptare ne Britani’, partneriteti me Shoqerinë ‘Arberia’ dhe Shoqatën ‘Edith Durham’. Projekti u mbeshtet me £500 nga ‘Fondi për Kampionët e Komunitetit’ përmes Organizatës COVER
Aktiviteti krijoi një fryme pozitive midis krijuesve të bashkësisë shqiptare në Britani duke hedhur themelet për një bashkepunim të regullt dhe cilesor edhe ne te arthmen. Ky aktivitet ariti të përcjellë një mesazh të bukur që ka lidhje me ‘hedhjen e rrenjeve’ të shëndosha ne shoqerinë Britanike.
Ashtu sikurse dhe Lisi i mbjellur në Christchurch Park, NE duhet të shikojmë nga e ardhmja dhe të investojme ‘me rrënjë’ për të arthmen e komunitetit shqiptar në Britani, në gjëra që kanë vlerë dhe jetë-gjatësi.
Neve na duhet të punojmë dhe të përvetsojmë disiplinën dhe një kulturë te qëndrueshme posi jetëgjatësia e Lisit, në mënyrë që të integrohemi përnjimendi në Shoqërinë Britanike, në këtë Truall që tani është edhe i yni, ose së paku, që do të jetë shtepi dinjetoze për brezat e fëmijeve tanë këtu.
Këtë mesazh u munduam të përcjellim sëbashku me anë të ketij aktiviteti dhe mendoj se e kemi arrit qellimin.

Por rruga është ende e hapur për krijuesit, poetët dhe për të gjithë NE, që formojmë një nga bashkësitë më të reja, midis të ardhurve të tjerë, në këtë truall miqsor me emrin Britani.

Publikuar fillimisht tek ‘Albanian Mail’ Nr. 63

© Tetor 2007 Shpetim Alimeta